Berat, nxënësit trajnim për masat e mbrojtjes nga zjarri

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ – Mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare kanë zhvilluar seanca trajnimi për masat e mbrojtjes nga zjarri për raste emergjente.

Kështu, Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Berat ka zhvilluar trajnime të ndryshme për rastet emergjente duke informuar nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Drejtoresha e MZSH-së, Mimoza Xhani, vëzhgoi nga afër realizimin e këtyre seancave.

Një ndër temat më specifike të trajtuara në këto seanca nga inspektori, Fredi Metollari, lidhej me përdorimin e fikëseve të zjarrit dhe mënyrën e evakuimit të fëmijëve në rast zjarri. Mësuesit dhe nxënësit e shkollave paraqitën interes gjatë seancave të trajnimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.