Mauro Icardi firmos kontratën e re

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kapiteni i “Interit”, Mauro Icardi, ka rinovuar kontratën me firmën amerikane “Nike”.

Ka qenë vetë bashkëshortja e tij Uanda Nara, e cila postoi foton në Twitter teksa tifozët e Interit kujtuan se ai rinovoi me skuadrën zikaltër.

Në fakt, kapiteni i skuadrës së Interit ka zgjatur për 9 vite të tjera kontratën e tij me kompaninë e njohur të veshjeve sportive “Nike”.

Marrëveshja e re është nënshkruar në Londër. Kujtojmë se dhe “Interi” sponsor teknik ka firmën “Nike” prej dy dekadash.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.