LONDËR – Dënohen pasi e quajtën fëmijën Adolf Hitler

LONDËR 18 dhjetor /ATSH-ANSA/ – U dënuan respektivisht, nga gjykata e Birmingamit, me gjashtë vjet e gjysmë burg Adam Thomas dhe Claudia Patatas, çifti neonazit që e quajtën Adolf Hitler djalin e tyre.

Të dy personat i përkisnin një grupi terrorist, të quajtur ‘’Veprimi Kombëtar’’, grup i nxjerrë jashtë ligjit në Angli në vitin 2016 për “terrorizmin”, por që pastaj rilindi me etiketime të tjera./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.