Letra e Trump, Haradinaj: Të unifikojmë qëndrimin, marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar letrën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, si dhe ka shprehur gatishmërinë për unifikimin e qëndrimit për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës shprehet se “letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. SHBA, që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”.

Po ashtu Haradinaj thekson se “si kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.