Komisioni i Ekonomisë nuk miraton kandidaturën e Vitore Tushës për kryetare të KLSH-së

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/- Komisioni i përhershëm i Kuvendit për Ekonominë dhe Financat nuk e miratoi kandidaturën e Presidentit të Republikës Ilir Meta të propozuar për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe deklaroi se Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në fushën e auditit financiar dhe se emërimi do të rrezikonte vijimin normal të krijimit të organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Vitore Tusha është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi Vetingun.

Vendimi i Presidentit të Republikës për kandidaturën e Vitore Tushës, u mor pas shqyrtimit të 34 kandidatëve, që u futën në garë për këtë post, pas mbarimit të mandatit të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj i cili do të qëndrojë në detyrë deri në dhjetor 2018. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.