Këshilli Mbikëqyrës i BSH/ Komisioni i Ekonomisë seancë dëgjimore me kandidatët

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/- Komisioni i Kuvendit për Ekonominë dhe Financën zhvilloi mbledhjen e së martës, një seancë dëgjimore me 6 kandidaturat, tre prej të cilëve Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi, të propozuara nga Këshilli i Ministrave dhe tre të tjerë, Artan Hoxha, Arben Malaj, Luljeta Minxhozi të propozuar nga 28 deputetë të Kuvendit të Republikës, për vendet bosh, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Kandidati Ridvan Bodes theksoi se kontributi i tij do të jetë në përmbushjen e detyrimeve ligjore të Bankës së Shqipërisë.

“Do të kontribuoj të përmbushim detyrimet ligjore të BSH. Eksperienca ime, kontribut në një debat të dobishëm. E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat”, u shpreh ai.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Edhe dy kandidatët e tjerë bën një prezantim të jetës së tyre akademike dhe u shprehen se do japin kontributin e tyre në përmbushje të detyrimeve ligjore të Bankës së Shqipërisë.

Në vijim, komisioni dëgjoi dhe dy anëtarë për KMBSH, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi, kandidatura të propozuara nga 28 Deputetë të Kuvendit të Republikës, kurse Arben Malaj nuk ishte i pranishëm në këtë seancë për arsye personale.

Të gjashta kandidaturat do të kalojnë për miratim në seancë plenare.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.