ITALI – Projekti i Renzo Piano-s shpallet fitues për urën e re të Gjenovës

ROMË, 18 dhjetor /ATSH-AFP/  – Projekti i arkitektit italian, Renzo Piano u shpall fitues për ndërtimin e urës së re të Gjenovës, e cila do të zëvendësojë mbikalimin Morandi pas rrëzimit tragjik më 14 gusht ku u shënuan 43 të vdekur.

”I kërkuam arkitektit Renzo Piano ti përmbahej projektit për të garantuar respektimin e idesë fillestare”, deklaroi kryebashkiaku i Gjenovës, Marco Bucci, cituar në një deklaratë të institucionit, i cili menaxhon dëmet pas shembjes së urës dhe procedurat për ndërtimin e veprës së re.

‘’Renzo Piano, projektues përveç të tjerave edhe i Qendrës Pompidou dhe pallatit të ri të Drejtësisë në Paris, pranoi të kujdesej personalisht për këtë projekt pa pagesë, në formë bamirësie për qytetin e Gjenovës “, thuhet në deklaratë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.