ATHINË 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti grek do të votojë sonte buxhetin e vitit 2019, i pari pasi vendi doli nga programet e shpëtimit ndërkombëtar dhe programet e kursimit.
Qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras e ka bazuar buxhetin në një projeksion rritjeje prej 2,5%.
Gjithashtu, pritet që shkalla e papunësisë të bjerë në 16,7 % në fund të vitit 2019, nga shifra e fundit e muajit shtator prej 18,6%.
Me një sy optimizmi, qeveria vendosi të anulojë një tjetër shkurtim të pensioneve, të planifikuar në marrëveshje me kreditorët për fillimin e vitit 2019.
Rritja e fuqishme duhet të mbajë tepricën primare të buxhetit me përjashtim të pagesave të borxhit mbi objektivin prej 3,5% të Produktit të Brendshëm Bruto të kërkuar nga kreditorët.
Greqia doli nga një seri programesh të ndihmës në gusht dhe tani financohet vetë, por Athina mbetet nën një monitorim të ngushtë nga ana e BE.
Gjatë tetë viteve të kursimit, të ardhurat mesatare ranë ndjeshëm, gjë që shkaktoi protesta të shpeshta dhe greva./ /os/ a.jor.
