GREQI – Cipras dhe Zaev nominohen për çmimin Nobel për Paqen

ATHINË, 18 dhjetor /ATSH-ANA/ – Një nga fituesit e çmimit Nobel për Paqen të vitit 2015, ekonomistja tuniziane Wided Bouchamaoui, deklaroi se do të nominonte kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev për çmimin Nobel për Paqen, për nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme midis vendeve të tyre.

Iniciativa mbështetet, ndër të tjera, nga deputeti i SYRIZA-s, Stelios Kuloglu dhe rektori i Universitetit privat të Shkupit, FON, Nano Ruzin.

“Propozimi për nominimin e Aleksis Ciprasit për Nobelin për Paqen është një nder i madh për Greqinë”, deklaroi Kuloglu./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.