Drejtoria e Transportit Rrugor përmirëson shërbimet ndaj qytetarëve

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, si për targën e provës, ashtu edhe për kontrollin fizik të mjeteve të rënda si dhe monitorimin e sallës të lejeve të drejtimit me kamera në 12 degë.

Drejtimi në Drejtorinë Rajonale nga provimet nën monitorimin e kamerave te targat e provës, janë risitë në Drejtorinë Rajonale të Transporteve.

Së shpejti TARGAT e PROVËS do jenë me regjistër të veçantë dhe në sistem. Aplikimi dhe ndjekja online e procedurës për shmangie vonese e abuzimi. Qartësi e transparencë për akordimin e tyre, disiplinim e kufizim brenda juridiksionit rajonal, koordinim me Policinë Rrugore e AMF!

Nga data 17.12.2018 do të nisë kontrolli Fizik Fleksibël për Flotat, mjetet e rënda, autobusët, automjetet në parqe të shitësve të autorizuar e biznese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Salla e Testimit Teorik për Leje Drejtimi në Drejtorinë Rajonale Kukës integrohet në monitorimin me kamera direkt nga DPSHTRR! Të 13 degët, të gjitha sallat, strikt në kontroll online. Thyhet një tabu! Kalimi i testit teorik Jo më domain allishverishesh, qokash e pazaresh. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.