VATIKAN – Të rinjtë tema e vitit për tortën e ditëlindjes së papa Françeskut

VATIKAN, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Mango të varietetit Alfonso, miell natyral, vezë dhe qumësht nga fermat e kishës ishin përbërësit e zgjedhur të tortës me rastin e ditëlindjes së papa Françeskut, i cili mbush sot 82 vjeç.

Zbukurimi i tortës që përbën në vetvete një mesazh, është gjithmonë i ndryshëm, bazuar në çështjet aktuale të parapëlqyera nga Papa.

Tema e zgjedhur këtë vit ishte ajo e të rinjve, një fill i kuq që shoqëron papa Françeskun dhe të rinjtë e të gjithë botës, që nga fillimi i Pontifikatit të tij tek udhëtimi i ardhshëm drejt Panamasë.

“Ne ndoqëm temën e të rinjve dhe udhëtimin panamez të Papës edhe bëmë zgjedhjen e përbërësve dhe në përpunimin e kësaj ëmbëlsirë”, thotë pronari i pastiçerisë ”Hedera”.

“Në Krakov, në fjalën e hapjes së Ditës Botërore të Rinisë, Papa u kërkoi mijëra të rinjve të pranishëm se a mund të ndryshonin gjërat? Përgjigjja, me një thirrje të vetme korale ishte ‘po”, theksoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.