Shorti i Ligës së Europës, kundërshtarë të lehtë për pretendentët

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për Ligën e Europës ku u përcaktuan çiftet që do të luajnë në fazën tjetër u treguar bujar me “Interin”, “Çelsin”, “Arsenalin” dhe “Napolin”, që janë ndër pretendentët kryesorë për ta fituar këtë trofe. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë për “Lacion”, që shorti i ka rezervuar përplasjen me “Sevijan”, një skuadër eksperte e Ligës së Europës.

24 skuadrave që arritën të siguronin kualifikimin nga grupet e Ligës së Europës, edhe 8 ekipe nga vendet e treta të Ligës së Kampioneve, mësuan sot përballjet.

SHORTI

1. “Viktoria Plzen”-“Dinamo Zagreb”
2. “Klub Bryzh”-“RB Salcburg”
3. “Rapid Vjenë”-“Inter”
4. “Slavia Praga”-“Genk”
5. “Krasnodar”-“Bajer Leverkusen”
6. “Zyrih”-“Napoli”
7. “Malmo”-“Çelsi”
8. “Shakhtar Donjetck”-“Eintraht Frankfurt”
9. “Sëlltik”-“Valencia”
10. “Ren”-“Betis”
11. “Olimpiakos”-“Dinamo Kiev”
12. “Lacio”-“Sevilja”
13. “Fenerbahçe”-“Zenit”
14. “Sporting Lisbonë”-“Vijareal”
15. “BATE Borisov”-“Arsenal”
16. “Gallatasaraj”-“Benfika”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.