Patos/ Transformim rrënjësor i një prej arterieve më të rëndësishme rrugore

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Një transformim rrënjësor i një prej arterieve më të rëndësishme të qytetit të Patosit, po realizohet falë investimeve të fundit të Bashkisë.

Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Babili u shpreh sot se “aktualisht po punohet për rikonstruksionin e rrugës “Koli Marku”, prej së cilës përfitojnë mbi 100 mijë banorë të qytetit të Patosit.

“Punimet janë përqendruar në lagjen “Naftëtari”, ku përgjatë gjithë segmentit janë liruar hapësirat e zëna, janë shtruar linjat dhe janë ngritur muret mbajtës anësorë”, tha Balili.

Ndërhyrja totale prej 11.200 m2, parashikon shtrimin e rrugës në 670 m gjatësi dhe 9-13 m gjerësi dhe projekti parashikon vendosjen e trotuarëve dekorativë, ndriçimin LED, vendosja e lulishteve në sheshet e pallateve, vendosja e mureve mbajtëse si dhe ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Projekti i financuar me fonde të i bashkisë Patos, i jep një dimension të ri zhvillimit urban të qytetit, ku do të integrohen jo vetëm banorët, por edhe bizneset dhe institucionet lokale.

/m.m/ /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.