Ndihma ekonomike, vijon fushata kombëtare për informimin e qytetarëve

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Informimi i qytetarëve për risitë e skemës së ndihmës ekonomike, kësaj here është ndalur në qytetin e Shkodrës. Në Shkodër, Drejtoria Rajonale Shëndetësore zhvilloi një takim të zgjeruar me qytetarë, i cili kishte të bënte mbi mënyrën e aplikimit dhe përfitimet nga skema e mbrojtjes sociale, duke filluar nga subvencionet për energjinë elektrike, librat falas, bonusi për fëmijët në shkollë si dhe për vaksinimin e tyre. Skema e re e ndihmës ekonomike u vjen në ndihmë më të varfërve, nuk ka kritere përjashtuese dhe çdo qytetar mund të aplikojë në këtë skemë, qytetarët e përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike të plotë dhe jo të pjesshme si dhe aplikimi bëhet vetëm me 2 dokumente nga 7 që ishte më parë. Ndihma ekonomike është një ndihmë e përkohshme për familjet në nevojë, pasi alternativa e qeverisë është integrimi nëpërmjet aftësimit profesionale dhe punësimit.

m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.