Agjencia Telegrafike Shqiptare

MILANO – Kundravajtje në superstradë, gjashtë viktima

MILANO, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një 52-vjeçar dhe pesë të rinj, mes moshës 20 dhe 33 vjeç, vdiqën në një aksident dje në mes të një superstrade që lidh Valerian dhe Morbegnon,  në provincën e Sondrios, thanë burime policore.

”Një person po udhëtonte në një Fiat 500X, ndërsa të rinjtë ishin në bordin e një  makine Fiat Panda”, shtuan ato.

”Një nga dy veturat, që ende nuk është konstatuar, ka hyrë kundravajtje dhe ka  provokuar përplasjen frontale. Të dy makinat pastaj janë përfshirë nga zjarri”, thanë këto burime./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version