KQZ vendos emërimet e auditit teknicien për mbikqyrjen e listës së zgjedhësve

TIRANË,17 dhjetor /ATSH- I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot projektvendime për vendosjen e emërimeve auditit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 Qershor 2019”.

KQZ, vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor, Zamir Hoxha, propozuar nga Kryetari i KQZ-së.  “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak , në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kanidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë si më poshtë: Qarku Durrës, Bashkia Krujë, Hamit Stema, Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrës, Aida Pema, Qarku Dibër, Bashkia Mat, Aida Sulika Qarku Vlorë, Bashkia Delvinë, Fitim Onjea. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.