BRUKSEL – BE-ja gjobit “Guess” me 40 milionë euro për shkeljeve të rregullave europiane

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian gjobiti sot kompaninë e veshjeve “Guess” me 40 milionë euro për bllokimin e shitjeve në kufij dhe për mbajtjen e çmimeve të larta në mënyrë artificiale në disa shtete anëtare të BE-së.

I ashtuquajturi bllokim gjeografik në një shkelje e rregullave të BE-së. ligji i ri që i ndalon këto praktika hyri në fuqi më 3 dhjetor, por procedurat kundër Guess kishin filluar më herët, në qershor 2017.

“Guess është përpjekur të paralajmërojë konsumatorët në BE që të mos bëjnë blerje në vendet e tjera anëtare duke bllokuar shitësit që të tregtojnë pranë kufijve”, tha në një deklaratë për shtyp komisionerja për Konkurrencën në BE, Margrethe Vestager.

“Kjo lejon kompaninë që të mbajë çmimet e larta në mënyrë artificiale, veçanërisht në vendet e Europës qendrore dhe lindore”, shtoi ajo.

“Produktet e Guess kushtojnë deri në 10% më shumë në këtë rajon se sa në tregjet e Europës perëndimore”, theksoi komisionerja. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.