Bllokimi i fakulteteve dhe rrugëve, Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Grupe studentësh, me mbështetje edhe nga përfaqësues të opozitës kanë bllokuar sot disa akse kryesore në kryeqytet.

Ndërsa protestuan deri në orët e pas drekës para Kryeministrisë të mbështetur nga opozita, studentët protestues u ndanë në grupe.

Një grup u nis në drejtim të Rrugës së Durrësit, për të ndaluar te rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’ duke bllokuar qarkullimin. Ndërkaq një tjetër grup vijon të protestojë para Kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit të protestuesve për bllokimin e disa akseve rrugore, ndërkohë që mbajnë të bllokuar rrugën e dialogut.

“Çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët dhe studentët e tjerë”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar studentëve protestues të cilët po veprojnë sipas udhëzimeve të opozitës.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e  dialogut duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan dialog: po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët dhe studentët e tjerë”, u shpreh sot Rama. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.