GJENEVË, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – OKB-ja njoftoi sot se pret ardhjen e rreth 5,3 milionë migrantëve dhe refugjatëve venezuelianë deri në fund të 2019, për shkak të krizës politike dhe ekonomike, me rastin e publikimit të kërkesës së parë për fonde për rajonin.
”I hartuar në Gjenevë nga OKB-ja, Plani rajonal i ndihmës për refugjatët dhe emigrantët (RMRP) e Venezuelës është i pari në SHBA”, njoftuan Komisariati i Lartë për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata ndërkombëtare për emigrantët (OIM) në një komunikatë të përbashkët.
Sipas agjencive të OKB-së, rreth tre milionë venezuelianë jetojnë tashmë jashtë vendit, prej të cilëve të paktën 2,3 milionë janë larguar nga Venezuela që prej vitit 2015. Shumica mes tyre i drejtohen Kolumbisë dhe Perusë./ /v.b/