Shkodër/ Përurohet Hapësira Zhvillimore, model inovativ i shërbimeve të integruara

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Në shkollën “Skënderbeg” të qytetit e Shkodrës është përuruar sot Hapësira Zhvillimore, një model inovativ i shërbimeve të integruara, i cili bazohet mbi nevojat e ndryshme në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, e që nxit partneritetin mes shkollës dhe profesionistëve, specialistëve, për të ofruar shërbime të integruara psiko- sociale, zhvillimore, terapeutike brenda hapësirave shkollore, me qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë të fëmijët me aftësi ndryshe.
Bashkia Shkodër tashmë ka disa eksperienca të trajtimit dhe përfshirjen e personave me aftësi ndryshe. 
Në Shkodër është ngritur qendra e parë ditore në Shqipëri për Fëmijët më Aftësi ndryshe dhe gjithashtu shtëpia “Familje e Parë në vendin tonë”.

Në fund, u firmos edhe marrëveshja e mirëkuptimit në mes aktorëve vendorë për administrimin efektiv dhe të qëndrueshëm të këtyre ambienteve në shkollë, duke u bërë pjesë e 15 shkollave në Shqipëri që krijojnë për herë të parë këto ambiente. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.