Parandalimi i përmbytjeve, vijon forcimi i argjinaturave në Fier

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Fierit vazhdon punimet për ngritjen dhe forcimin e argjinaturës së Çervenit , një zonë kjo e rrezikuar nga përmbytjet në sezonin e shirave.

Në kuadër të masave për evitimin e përmbytjeve, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se punimet janë përqendruar për ngritjen e argjinaturës dhe largimin çdo ditë e më shumë të rrezikut të përmbytjeve.

Ecuria e punimeve ka qenë shumë e mirë, dhe pritet që të ketë një impakt pozitiv në parandalimin e përmbytjeve.

Për forcimin e argjinaturave në Çerven janë angazhuar po ashtu edhe Forcat e Armatosura./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.