BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sinjalet që ka dhënë kryeministrja britanike, Theresa May dje nuk janë qetësuese, lidhur me kapacitetin e Londrës që të mund t’i mbajë angazhimet e mara përsipër mbi Brexit, deklaroi sot kryeministri belg, Charles Michel në Bruksel.
”Do të tentojmë të imagjinojmë të tëra hipotezat, ndër të cilat ndodhet ajo e mosmarrëveshjes”, shtoi ai, një ditë pas një samiti të unionit me kryeministren britanike, që nuk pati ndonjë rezultat konkret.
May shkoi në Bruksel për t’u siguruar nga kolegët e sajë për shtimin e shanseve të një vote për marrëveshjen e largimit nga BE të Londrës, por EuropIanët refuzuan te negocionin, madje dhe u treguan të acaruar nga kërkesat të paqarta të kryeministres./ /jm/ a.jor.