Thaçi inspekton ushtarët e FSK-së

PRISHTINË, 13 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që sot gjatë ditës të inspektojë ushtarët e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Thaçi vetëm një ditë para votimit të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, do të takojë përfaqësues të lartë të FSK-së dhe do t’i inspektojë trupat e ushtarëve e FSK-së.

Nesër deputetët e Parlamentit pritet të votojnë për mandatin e ri të FSK-së. Pas votimit, ligjet për FSK-në pritet të dekretohen edhe nga Presidenti i Kosovës, duke e bërë fuqiplotë mandatin e ri./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.