“Shuplaka” e protestës, Rama: Studentët po kërkojnë të drejtat e tyre

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ “Studentët nuk kanë dalë për të rrëzuar qeverinë. Ata që kanë dalë aty për problemet e universiteteve, nuk duan të rrëzojnë qeverinë. Unë jam me ata dhe ata nuk janë kundër meje. Kjo është shuplaka që dha protesta për mua dhe qeverinë. Unë e ndjej këtë sëkëlldi të situatës, pasi shumica e tyre nuk janë kundër meje, por kërkojnë nga unë dhe qeveria ime gjëra që ne kemi detyrimin t’i bëjmë për ta”. Kështu e shpjegoi Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, deklaratën se protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë.

“Tendenca është që t’i shtyjnë të rrëzojnë qeverinë, por pjesa më e madhe e tyre janë aty për të drejtat e tyre”, – theksoi Kryeministri Rama.

“Unë jam me ta, nuk jam kundër tyre, nuk po them që jam kundër kërkesave të tyre, por them që duhet të ulemi të jemi të qartë me njëri-tjetrin se çfarë do marrim përsipër, kur dhe si do i bëjmë”, – theksoi Kryeministri Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.