SERBI – Ambasada amerikane shpreh shqetësimin e saj pas sulmit ndaj një gazetari

BEOGRAD, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ambasada amerikane në Beograd shprehu sot shqetësimin e saj pas zjarrit të vënë në shtëpinë e një gazetari në Serbi, në një kontekst kritikash për lirinë e medias në këtë shtet kandidat për në Bashkimin Europian.

”Ambasada dënoi sulmet ndaj gazetarëve dhe shprehu shqetësimin e saj pas incidentit ku u dëmtua shtëpia e Milan Jovanovic”, njoftoi ajo në një postim në Twitter.

Të martën disa agresorë i vunë zjarrin shtëpisë së gazetarit investigativ si dhe hodhën një koktej Molotov, në periferi të Beogradit, sipas informacioneve të mediave serbe.

Ai po hetonte për disa çështje korrupsioni, përfshirë edhe disa politikanë, Milan Jovanovic ndodhej në shtëpi me bashkëshorten në momentin e sulmit, dhe është hedhur nga dritarja e pasme e shtëpisë për ti shpëtuar flakëve.

Ai shprehet me bindje se sulmi lidhet me punën e tij, sipas deklaratave të raportuara nga agjencia e pavarur ”Beta’’./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.