MADRID – Ndalohet qarkullimi në qytet për makinat e vjetra

MADRID, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Për herë të parë dje, bashkia e Madridit ka ndaluar qarkullimin për automjetet më ndotëse për shkak të arritjes së pikës kulminante të ndotjes e ambientit.

Automjetet që funksionojnë me benzinë dhe që janë më të hershme se viti 2000 dhe ato më të hershme se viti 2006 që punojnë me naftë dhe që përfaqësojnë 17% të peizazhit automobilistik të Madridit, nuk mund të qarkullojnë më brenda kryeqytetit spanjoll.

Kjo masë i referohet nivelit të dytë të dispozitivit antindotje që ka hyrë në fuqi në tetor.

Është hera e parë që mbërrihet në këtë nivel që nga krijimi i këtij dispozitivi. Ndërsa niveli i parë është thjesht për kufizimin e shpejtësisë.

Në fund te nëntorit, bashkia e Madridit kishte futur një dispozitiv tjetër, ku flet për kufizimin e rreptë të trafikut në qendrën historike, në mënyrë që emetimet të ulen deri në 40%.

Kështu, Madridi po ndjek iniciativat e qyteteve të tjera europiane, por në menyrë më të rreptë.

Në Londër, Stokholm dhe Milano automjetet kanë ende mundësinë të qarkullojnë me pagesë në qendrat historike./ /jm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.