Gjyqtarja Alma Brati kaloi Vetingun, përballet me ankimimin e KPA

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ – Kolegji i Posaçën i Apelimit zhvilloi sot seancën për gjyqtaren Alma Brati, e cila e kaloi filtrin e Vetingut më 5 korrik 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati, pasi sipas tij hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Gjyqtarja Alma Brati ishte edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por dy ditë më parë dha dorëheqjen nga gara.

Gjyqtarja Alma Brati u shpreh se nuk ishte dakord me gjetjet e Komisionerit Publik, sipas të cilit provat e ngritura nga KPK nuk janë bindëse, që ajo të konfirmohej në detyrë. /k.s//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.