Drejtoria e Transportit Rrugor, risi dhe lehtësira në shërbim të qytetarëve

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka vendos një sërë masash të reja për të lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën me dije se do tu ofrojë shërbim qytetarëve edhe pas orës 16:00.

13 drejtoritë rajonale në të gjithë vendin, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

Gjithashtu sallat ku do të zhvillohen provimet e teorisë për t’u pajisur me leje drejtimi do të vëzhgohen ma kamera, për të shmangur çdo lloj forme korrupsioni.

Ndërkohë, duke filluar nga 17 dhjetori, kontrolli fizik i mjeteve të rënda mund të bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale, por duke filluar nga data 17 dhjetor aplikimet për leje drejtimi, rinovimet, leje ndërkombëtare, vërtetime mund të bëhen edhe Lushnjë, Burrel, Himarë,  Tropojë, Fier, Dibër, Vlorë, Kukës.

Gjithashtu shkurtohet edhe koha për tu pajisur me leje të re drejtimi. Ndërkohë në qytetin e Tiranës, lejet e drejtimit mund të tërhiqen brenda 3 ditëve edhe tek ish-NSHRAK, që ndodhet pranë ish-parkut të autobusëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton gjithashtu se targat e serive: 001-009, 100-900, 101-909, 111-999 bllokohen në sistemin e targimit deri në tarifimin e tyre vetëm me sistem online. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.