Autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia e universiteteve”, tha sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me rektorë e dekanë.

Sipas Kryeministrit, “rektori i universitetit është një person i arratisur nga përgjegjësia dhe akoma sot, nuk është i vetëdijshëm që ka bllokuar disa dekanate vetëm për arsye të mos arsyes, për tendera”.

“Kjo mua më shpëton nga kapaciteti për të kuptuar se ku jetojmë. S’kam absolutisht asnjë arsye të akuzoj dhe ta ngarkoj me përgjegjësira që nuk mund të them. Për tendera nuk aludoj për asgjë, por thjesht konstatoj me keqardhje të madhe se rektori nuk ka kuptuar ligjin dhe faktin se është aty për politika”, – tha Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.