Sulmi në Strasburg, Bushati: Lajme të trishtueshme, Franca sërish e goditur nga një sulm terrorist

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar sot ndaj sulmit terrorist në Strasburg të Francës.

“Lajme të trishtueshme. Franca sërish goditur nga një sulm terrorist në Strasbourg. Të gjitha mendimet tona për viktimat dhe e gjithë mbështetja jonë ndaj Francës”, shprehet Bushati.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur nga të shtëna në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, në verilindje të Francës.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.