SPANJË – Sanchez: Separatistët katalanas njësoj me mbështetësit e Brexit

MADRID, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez akuzoi sot indipendentistët katalanas se janë përgjegjës për gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre njësoj si mbështetësit e Brexit në Britaninë e Madhe.

Socialisti përdori një ton disi të ashpër para parlamentit duke bërë një paralelizëm midis dy lëvizjeve të akuzuara se janë bazuar mbi një rrëfim me ankesa të sajuara dhe të ekzagjeruara nga manipulimi.

”Është e nevojshme të kujtojmë se Brexit nisi si një fushatë groteske me gënjeshtra dhe dezinformim të paprecedentë”, shtoi ai, përpara se të vlerësonte se separatistët katalanas nuk kishin gjë tjetër veçse gënjeshtrën për të mbajtur pozicionet e tyre politike.

”Me Brexit, ne po përballemi me një lëvizje që ecën kundër rrjedhës së historisë, por gjithashtu kundër arsyes. Brexit dhe lëvizja indipendentiste katalanase ecin në rrugë paralele dhe me retorika të ngjashme’’, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.