NJU JORK – Trump: Nëse paditem do të ketë rebelime

NJU JORK, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Mendoj se njerëzit do të rebelohen nëse do të pretendohet ”impeachment” ndaj meje, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar një padie që mund të ngrihet ndaj tij.

Në një intervistë me Reuters, Trump tha gjithashtu se akuza, sipas së cilës dy gra ishin paguar nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, para zgjedhjeve të vitit 2016, nuk ishte e vërtetë, pasi ato nuk kishin qenë fonde të fushatës.

Presidenti gjithashtu hodhi poshtë si qesharake dhe të parëndësishme, thashethemet se disa njerëz që kanë punuar me të, kanë pasur kontakte me rusët para ose gjatë fushatës së tij zgjedhore. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.