Kur shënon ai, “Reali i Madridit” fiton gjithmonë

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Kur shënon ai, “Reali” fiton gjithmonë.

“Reali i Madridit” e ka hajmalinë e tij. Quhet Garet Bejl dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Që nga koha kur u transferua në klubin madrilen në sezonin 2013-2014 ka luajtur një total prej 208 ndeshjesh zyrtare dhe prej tyre ka fituar 141 (68%), ka barazuar 35 (17%) dhe ka humbur 32 (15%).

“Reali i Madridit” ka fituar 65 ndeshje, ka barazuar 8 dhe ka humbur vetëm 1 kur sulmuesi uellsian ka gjetur rrugën e rrjetës. E thënë në një mënyrë tjetër, kur Bejl shënon, “Reali” fiton 87.8 për qind të ndeshjeve, barazon 10,8 për qind dhe humbet 1,4 për qind. Humbja e vetme me Bejlin si golashënues ka ndodhur  në sezonin 2014-2015 kur skuadra e Ançelotit humbi ndaj “Real Sociedadit” me rezultatin 4-2. /o.l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.