Karta e studentit duhet bërë, s’ka nevojë për dialog

TIRANË,11 dhjetor /ATSH- I.Vata/ Në vazhdim të debatit më studentët Kryeministri Edi Rama tha se karta e studentit është e drejtë e universiteteve, sepse ato tashmë janë autonome.

Karta e studentit duhet bërë dhe s’ka nevojë për dialog, theksoi Kryeministri.

Studentja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Anxhela Bakiasi tha se jam e kënaqur që studentët u mblodhën të gjithë bashkë për të trajtuar problemet e tyre pa ndërhyrjen e politikës dhe kanë bërë një protestë paqësore.

“Fillimisht jam për përfaqësinë time. Të tetë pikat janë më minimalistet për t’u plotësuar dhe nuk ka nevojë për një negociatë. Për mua nuk duhet të ketë dialog për këto pika. Për vendosjen e një karte studenti, unë kam qenë pjesë e shumë takimeve dhe unë kam besuar dhe kam pritur dhe ka kaq vite që unë s’e kam”.

“Këtu nuk është çështja e kartës së studentit, se karta duhet bërë dhe do të bëhet dhe s’ka nevojë për dialog. Kartën e studentit duhet ta bëjnë universitetet, sepse kanë autonomi. Bordi i Administrimit administron dhe kontrollon dhe vendimet nuk i merr Bordi, por Senati. Në Senat ka përfaqësi dhe bëhen të gjitha transparencat. Problemi juaj nuk është tek karta e studentit, që nuk diskutohet që është një kërkesë e drejtë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.