FRANCË – Për herë të parë një grua merr ”Air France”

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Anne Rigail u emërua sot drejtoreshë e përgjithshme e ‘’Air France’’ duke u bërë gruaja e parë që merr drejtimin e kompanisë ajrore franceze.

Deri tani ajo mbante postin e ndihmësdrejtoreshës së përgjithshme, e ngarkuar për kujdesin për klientin.

”Rigail do të marrë më 17 dhjetor detyrën e re”, saktësoi kompania në një komunikatë.

Anne Rigail, 49 vjeçe, do të ketë gjithashtu si detyrë për të ndërmarrë negociatat delikate për pagat me pilotët.

Emërimi i saj vjen disa ditë pas zgjedhjes së një stafi të ri në krye të ”SNPL Air France”, sindikata e parë e pilotëve brenda kompanisë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.