Amendamentet e LSI për kërkesat e studentëve, Rama: Doktoresha e shkencave gjeti zgjidhjen shkencore

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetares së LSI për votimin e dy amendamenteve që do të propozojë në Kuvend si zgjidhje për kërkesat e studentëve.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve, t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, u shpreh Rama. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.