Shehaj: MIE 18 milionë euro kontratë pa takuar njeri veç administratorit fallco

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat u shpreh sot se, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër, veç administratorit fallco 26-vjeçar.

“Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26-vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!” – tha Shehaj.

Shehaj u shpreh se, Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njëjtin amator 26-vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!”

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.