Agjencia Telegrafike Shqiptare

Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

PRISHTINË, 11 dhjetor /ATSH/ – Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.

Ai tha se krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.

“Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, tha Pacolli. /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version