OSHEE kufizon energjinë elektrike në disa zona të Tiranës

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ – Për shkak të punimeve që do të kryhen në vijim të zbatimit të projektit për rikonstruksionin e kabinave në Tiranë, në datën 12 dhjetor do të kufizohet energjia elektrike në disa zona në kryeqytet.
Stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 dhe pa energji do të jenë: Rruga “Komuna e Parisit” pjesërisht, rruga “Emin Duraku” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Muhamet Gjollesha” pjesërisht, rruga “Myslym Shyri” pjesërisht, rruga “Grigor Heba” pjesërisht. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.