Ngritja e KLP, zv.ambasadorja amerikane: Epokë e re për sistemin e drejtësisë

TIRANE, 11 dhjetor/ATSH/- “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne. Sot nis një epokë e re për sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe sistemin e prokurorisë në veçanti”, deklaroi sot zv.ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të KLP-së.

Ajo tha se “me votat tona ne do vendosim se cilët do jenë përfaqësuesit tanë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me votat tona ne do i japim jetë këtij këshilli. Sot krijohet më në fund institucioni i qeverisjes së prokurorisë”. Ajo shtoi se “sot i hapet rrugë krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandate”.

“Sot ne u tregojmë të gjithëve që ne e kemi seriozisht dhe se reformën në drejtësi nuk e kemi vetëm në letër, por po e jetësojmë atë. Sot ne jemi një hap më afër qytetarëve të këtij vendi, të cilët presin me padurim një drejtësi të re, të së ardhmes, një drejtësi që nuk shitet e nuk blihet.  Sot ne jemi një hap më afër integrimit. Jam e bindur që në fund të kësaj dite, të 5 do ndihemi më mire”, theksoi zv.ambasadorja amerikane./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.