KATOVICË – Gjermania rrit ndihmat financiare kundër ndryshimeve klimaterike

KATOVICË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjermania ka njoftuar plane për të rritur ndihmën financiare për të zhvilluar vendet që po luftojnë kundër ndryshimit klimatik, deklaroi sot ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze.

Gjermania do të rrisë ndihmën financiare me 70 milionë euro, që Schulze e konsideron si një “simbol të solidaritetit”.

Ajo njoftoi gjithashtu se Gjermania do të dyfishojë kontributin e saj për Fondin për Klimë të Gjelbër në OKB me 1,5 milionë euro.

“Ata që vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike janë ata që kanë kontribuar më pak në ndryshimin e saj”, tha ministrja gjermane.

Ajo i bëri këto deklarata në konferencën e OKB-së mbi klimën në Katovicë, gjatë të cilës delegatë nga rreth 200 kombe janë fokusuar në përpunimin e rregullave për financimin dhe aplikimin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.