SOFT NEWS – Në Gjermani sinjalet e semaforit edhe me imazhin e … Elvis Presley

BERLIN, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ – Në Friedberg kur semafori bëhet i gjelbër, mesazhi është ”Now or never’’ (Tani ose kurrë” duhet të kalosh rrugën.

Qyteti i vogël gjerman ku Elvis Presley kreu shërbimin ushtarak midis viteve 1958 dhe 1960 kërkon të përsosë statusin e tij si një zonë kult e Mbretit të Las Vegasit në vend, duke instaluar tre dritat e sinjaleve të semaforit për kalimtarët me imazhin e tij.

Me ngjyrën e gjelbër do të sjellim në kujtesë siluetën e këngëtarit të hiteve si “Love me tender” apo “Return to sender” në sajë të qëndrimit të tij legjendar, ndërsa në ngjyrë të kuqe ai pozon pas mikrofonit.

Sinjalet e pazakonta të semaforit u instaluan në një shesh që mban prej vitit 1995 emrin e yllit, i cili vdiq në Memphis në 1977.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë që kur Friedberg priti një kazermë të ushtrisë amerikane, për të kuptuar se çfarë muze mund të përfaqësonte kulti i Mbretit.

Një statujë në një rrethrrotullim në hyrje të qytetit shërben si shembull: “Baza ushtarake e Elvis Presley”, mund të lexohej në mbishkrimin kushtuar rrokerit të famshëm, me kitarën e mbështetur në njërën këmbë. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.