FUTBOLL/ Fair Play financiar – PSG mund të shesë një nga yjet

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ – Ekipi i PSG ka një nga sulmet më të frikshme në Europë, ku Nejmar dhe Mbape  bëjnë të “dridhen” mbrojtësit, por së fundmi zërat nga Franca tregojnë se njëri prej dy sulmuesve do të largohet, në mënyrë që të mos preken nga sanksionet financiare të UEFA-s.

Fair Play financiar ka qenë një shqetësim i lartë për PSG-në, pas blerjes së sulmuesve Mbape dhe Nejmar në vitin 2017.

Sipas “L’Equipe”, kampionët e Ligës 1 franceze do të shesin në fund të këtij sezoni, duke shtuar se sulmuesi Mbape mund të shitet për një shumë më të lartë se Nejmar.

Një nga ekipet e cila po qëndron pas dere për Nejmar është “Mançester Junajted”, qe do të ishte i gatshëm për të bërë çmenduria për të nënshkruar me të.

Gjithsesi, gjithçka do të vendoset javët në vijim ku pritet që UEFA të marr një vendim për Fair Play-n financiar./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.