NJU JORK – Alarm fals për bombë në zyrat e CNN-it

NJU JORK, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rrugë të mbyllura dhe ekipe speciale mbrëmjen e djeshme në Manhatan, ku një thirrje anonime nga një burrë njoftoi praninë e pesë bombave brenda qendrës ”Time Warner”, ku ndodhet selia e televizionit CNN.

Zyrat janë evakuuar menjëherë dhe policia ka kontrolluar objektin së bashku me personelin e sigurisë.

Pasi u konstatua se nuk kishte asgjë të dyshimtë në ndërtesë, të gjithë punonjësit u kthyen në detyrë.

Presidenti Trump ka sulmuar shpeshherë në Twitter CNN-in dhe jo vetëm me shprehjen “Lajmet e rreme – Armiku i popullit!”./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.