Agjencia Telegrafike Shqiptare

Lisbonë, Fleckenstein: Mirëpresim Shqipërinë në BE

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH – I. Vata/ – “Mirëpresim Shqipërinë në BE”, tha sot eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein. Deklarata e eurodeputetit përcillet nga deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila ka marrë pjesë në Kongresin e Partive Europiane Socialiste që po zhvillohet në Lisbonë.

“Me Knut Fleckenstein reporterin për Shqipërinë në PE, në hapjen e kongresit të PES në Lisbonë. Bashkë me Klotildën dhe Ervinin theksuam prioritetet kryesore për vijimin e progresit të vendit në aspiratën europiane dhe shprehëm falenderimet për mbështetjen”, shprehet Gjylameti.

Po ashtu Gjylameti citon Fleckenstein të jetë shprehur se “mazhoranca i ka kryer detyrat për synimin kyç të saj, hapjen e negociatave”. “Mirëpresim Shqipërinë në BE”, citohet të ketë thënë Fleckenstein. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version