KINË – Steinmeier: Të drejtat e njeriut janë baza e rendit ndërkombëtar

ÇENGDU, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të drejtat e njeriut dhe rregullat e vendosura nga Kombet e Bashkuara janë themeli i rendit ndërkombëtar, tha sot presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier para studentëve në Kinë.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e miratuar nga OKB-ja 70 vite më parë ishte goditje fati në histori”, deklaroi ai në një audiencë në universitetin “Sichuan” në qytetin Çengdu.

Megjithatë Steinmeier i shmangu akuzat kundër Kinës për shkelje të të drejtave të njeriut, që kanë të bëjnë kryesisht me persekutimin e aktivistëve politikë dhe minoritetin mysliman. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.