Agjencia Telegrafike Shqiptare

Foto – Atmosfera e festave në Tiranë

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/- Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit.

Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

“Kjo është Tirana jonë! E bukur ditën, kur lulëzon nga natyra dhe magjepsëse natën, kur ndriçon nga dritat e festave”, – thotë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version