Heqja e tarifës së provimeve, Këshilli Studentor i UM përshëndet vendimin

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Vendimi për tërheqjen e pikës 4 të VKM-së, duke hequr kështu tarifën për provimet e mbartura, është përshëndetur edhe nga Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë.

Në rrjetet sociale Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, shkruan se qëllimi i protestës u arrit duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në të.

“Qëllimi i protestës së sotme u arrit! Protestuam pa parti por me qytetari.
Kërkesat e tjera ditët ne vazhdim.
Faleminderit te gjithëve!”, – shkruhet në postim./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.