LONDËR – Facebook akuzohet nga Parlamenti britanik për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve

LONDËR, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një komision parlamentar britanik akuzoi sot Facebook-un për shpërndarjen e të dhënave personale të përdoruesve disa kompanive të caktuara.

Facebook-u është vetëmbrojtur ndaj çdo parregullsie.

“Publikimi i këtyre dokumenteve është në interes të publikut”, shprehet në një postim në ‘’Twitter’’ Damian Collins, kryetar i Komisionit për Dixhitalizimin, Kulturën dhe Mediat (DCMSC) i Dhomës së Komunëve.

Ata ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën sesi i menaxhon Facebook-u të dhënat e përdoruesve, politikat në fushën e bashkëpunimit me hartuesit e aplikacioneve dhe mënyrën se si ata ushtrojnë pozitën e tyre dominuese në tregun e mediave sociale’’, përfundon ai./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.