Kryesimi i OSBE nga Shqipëria në 2020, Soreca përshëndet vendimin

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ – Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e marrë sot, që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020, duke shprehur mbështetjen e BE për këtë rol të rëndësishëm që do të marrë vendi ynë.

“Ambasada e BE në Shqipëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim t’i japim mbështetjen tonë Shqipërisë edhe për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE.

Lajmi për marrjen e kryesimit të OSBE nga Shqipëria në vitin 2020 u bë i ditur sot nga Italia, e cila aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.